Telegrafi

Nesta: Chelsea më i rrezikshëm se United

Rosonerët kaluan në rundin e dytë të garës evropiane duke u renditur në pozitën e dytë të tabelës, prapa Realit të Madridit, kështu që mund të ketë përballë njërin nga rivalët anglez.

“Barcelona dhe Chelsea janë më të vështirë dhe vërtet nuk do të doja të përballem me ta. Ne mund të sfidojmë më me dëshirë të tjerët, por edhe Manchester United mbetet shumë i fuqishëm”, ka thënë Nesta./Telegrafi/