Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 24 janar 2024 ka emëruar dy zëvendësguvernatorë, Nesrin Shileku – Shala dhe Milot Cakaj.
Në njoftimin për media thuhet se zëvendësguvernatorët e emëruar Nesrin Shileku – Shala dhe Milot Cakaj do të jenë përgjegjës primar për fushën e Mbikëqyrjes Financiare, Praktikat e Tregut, Rishqyrtimin dhe Shërbimet e Përgjithshme.
“Të tre zëvendësguvernatorët së bashku me Guvernatorin përbëjnë Bordin Ekzekutiv, vendimet e të cilit janë kolegjiale. Me përfundimin e këtij procesi plotësohen të gjitha strukturat vendimmarrëse të BQK-së të përcaktuara në Ligjin e BQK-së dhe Strukturën Organizative. Këto ndër të tjera ishin edhe kërkesat nga Programi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, si dhe rekomandime nga misionet e tij”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/