Telegrafi

Neshad Asllani emërohet Kuadër i Këshilltarëve Teknik në Fondacionin Rotary

Neshad Asllani është mirëpritur në mesin e këshilltarëve teknik të Fondacionit Rotary.

Kuadri i Këshilltarëve Teknik të Fondacionit Rotary është grup Rotarianësh vullnetarë, të cilët përdorin aftësitë e tyre profesionale dhe ekspertizën teknike në shtatë fushat e fokusit Rotary. Ata bëjnë auditimin financiar dhe këshillojnë Rotarianët të aplikojnë për grante në Fondacionin Rotary kudo në botë.

Lexoni të plotë njoftimin e Rotary Club Peja:

Kuadri i Këshilltarëve Teknik të Fondacionit Rotary ka kënaqësinë të mirëpresë në mesin e Këshilltarëve Teknik Neshad Asllanin, nga Rotary Club Peja, Kosovë, Distrikti 53.

Kush janë Kuadri i Këshilltarëve Teknik të Fondacionit Rotary:

Kuadri i Këshilltarëve Teknik të Fondacionit Rotary është grup Rotarianësh vullnetarë, të cilët përdorin aftësitë e tyre profesionale dhe ekspertizën teknike në shtatë fushat e fokusit Rotary. Ata bëjnë auditimin financiar dhe këshillojnë Rotarianët të aplikojnë për grante në Fondacionin Rotary kudo në botë.

Misioni ynë është të forcojmë ndikimin e granteve Rotary duke ndihmuar Rotarianët në planifikimin e projekteve dhe ruajtjen e fondeve të Fondacionit Rotary.

Roli i Këshilltarëve Teknik të Fondacionit Rotary është të vlerësojnë projektet e financuara nga Fondacioni Rotary dhe vlerësimin e tyre t’a ndajnë me Fondacionin Rotary.

Çfarë bëjnë Këshilltarët Teknik të Fondacionit Rotary:

Dr. Neshad Asllani, ka përfunduar vlerësimin e një Projekti të rëndësishëm në Bullgari, komentet nga Fondacioni Rotary janë në vijim:

“Raporti juaj ka qenë shumë informues dhe ndihmon Fondacionin Rotary të kuptojë se çfarë po ndodh në terren. Fondacioni Rotary mbështetet tek anëtarët e kuadrit si ju për të konfirmuar se fondet shpenzohen me mençuri dhe se nga projektet dhe grantet Rotary përfitojnë komunitetet në nevojë”.

Rotary është organizatë e mrekullueshme dhe ne të gjithë jemi pjesë e kësaj mrekullie. /Telegrafi/