Dy reperët e njohur DJ Blunt dhe Real 1 kanë bërë të ditur se nesër (e dielë) do të publikojnë projektin e tyre më të ri, këngën dhe klipin “Shota”.
Ky projekt është realizuar me rastin e festës së 28 nëntorit, dhe është një version remiks e melodisë së njohur “Vallja Rugovës”.
Dyshja DJ Blunt dhe Real 1 kanë publikuar në Youtube trailerin e klipit, i cili është punuar nga Entermedia dhe pritet të dalë nesër.
https://www.youtube.com/watch?v=JnCXqG7Ih6k
Klipi do të përmbajë disa skena, gjersa pjesë e tij do të jenë edhe Ansambli i valleve “Shota” si dhe aktori i njohur Çun Lajqi.
Videoklipi do të publikohet nesër në orën 15:00 në kanalin zyrtar të Dj Blunt në YouTube. /Telegrafi/