Stilistja e njohur Diana Qerimi ka realizuar koleksionin e saj më të ri “Fall for It”.
Kësaj here ajo është fokusuar në stilimin e veshjeve për sezonën vjeshtë-dimër, dhe nesër në ora 19:00 do të bëhet prezantimi i këtij koleksioni.
Diana ka publikuar një video në YouTube, përmes së cilës ka paralajmëruar veshjet që do të shfaqen nesër gjatë koleksionit.
Prezantimet e veshjeve janë bërë nga modelet Rinesa Qeriqi dhe Irisa Thaqi. /Telegrafi/