Site icon Telegrafi

Vazhdon vapa tropikale, nga e diela freskim i motit në Maqedoni

Nesër pritet të vazhdojnë temperaturat e larta dhe moti me diell.

Ditën e shtunë parashihet paraqitje e mjegullave dhe erë me drejtim jug-perëndimor, por temperaturat do të jenë përsëri shumë të larta.

Të dielën priten rënie të dallueshme të temperaturave, edhe atë deri më 10 gradë celsius në krahasim me temperaturat e sotme dhe erë e përforcuar me drejtim verior.

Nga dita e hënë do të ketë mot stabil me ngritje të vogla të temperaturave ditore, por në do të mbetet në korniza të mesatares për këtë periudhë të vitit./Telegrafi/

Exit mobile version