Nesër vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.
Seanca do të fillojë në ora 10:00, transmeton Telegrafi.
Rendi i ditës
Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”.
Ndryshe, në seancën e mbajtur sot ka dështuar të zgjidhet gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ku asnjëri nga kandidatët nuk mori votat e mjaftueshme.
Ndërkaq, nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci theksoi se konkursi për gjyqtar do të përsëritet. /Telegrafi/