Për nesër është paraparë vazhdim i seancës konstituive në Kuvendin e Maqedonisë, në të cilën do të diskutohet për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për zgjedhje dhe emërime, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Lista e folësve të paraqitur nuk ka ndryshuar, ndërsa në vend të diskutimeve seanca deri ditën e enjte u zhvillua me replika dhe kundër-replika të deputetëve të OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së.
LSDM ditën e enjte kërkoi të ndryshohet rendi i ditës dhe me propozim nga 10 deputetë të kalohet në votim për kryetarin e Kuvendit./Telegrafi/