Nesër vazhdojnë homazhet për Rasim Thaçin – Cima.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, bashkë me një pjesë të stafit të MKRS-së dhe me drejtuesit e institucioneve shtetërore të kulturës do të bëjnë homazhe para Teatrit Kombëtar të Kosovës, për ta nderuar figurën e tij.
Homazhet do të bëhen në orën 11:00.
Rasim Thaçin-Cima, ka ndërruar jetë të premten në moshën 71 vjeçare.
Humoristi i shumë skeçeve televizive ka disa ditë që ishte i shtrirë në spital nga COVID-19, për të cilin edhe ishte kërkuar gjak.
Pos aktrimit, Rasim Thaçi ishte për një kohë edhe profesor i edukatës fizike. Bëri karrierë edhe si futbollist.
Cima u bë i njohur gjatë viteve ’80 si pjesë e grupit “Treshi përsheshi”, ku bënin pjesë edhe i ndjeri Ibrahim Krajkova – Leci dhe Sevdai Radogoshi – Qumili.
Skeçet me të njohura të tij janë:
Treshi Përsheshi (1986-1990)
Cimë Baushtella (2006)
Nusja nga Diaspora (2007)
Lajmi në Gurbet (2008)
Cimë Kulleri te Lec Katunari (2008)
Leci te Molla Cima (2008)
Cima Taxi 1 (2009)
Cimë Baksuzi (2009)
Cima në CIA (2009)
Cimë Polici (2010)
Cima te baba sheh (2010)
Cimë Polici (2011)
Rrota e Cimës (2011)
Cimë Taxi 2 (2011)
Haxhi Cima në Diskotekë (2011)
Rrasja Vllaut Gjermoni (2013)
Dreqi në Qeveri (2013)
Cima te Tezja (2013)
Hajnat e vove (2014)
Siguresa e Cimës (2014)
Rruga e Boss Kungjit (2014)
Kartela e Bankës (2016)
Bon Apetit (2017)
Cima te Gazuzi (2018)