Kuvendi i Maqedonisë nesër gjatës ditës do të vazhdojë seancën e gjashtë me radhë ku në rend të ditës ishte Propozim-vendimi për miratimin e akteve të përgjithshme të Avokatit të Popullit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Gjithashtu, në rend të ditës ishte edhe propozimi qeveritar për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevski.
Gjatë debatit të sotëm deputetët e opozitës parashtruan shumë çështje, midis të cilave nevojat për punësime të reja në institucionin ”Avokati i popullit”.
Ixhet Memeti, Avokat i Popullit, madje, theksoi se me sistematizimin dhe organizimin e ri, vetëm se do t’i mundësohet pavarësi e plotë nga pushteti ekzekutiv.
Pikë e ardhshme e rendit të ditës në seancën e gjashtë ishte shkarkimi i prokurori publik shtetëror Marko Zvërlevski./Telegrafi/