Federata e Boksit të Kosovës nesër organizon turneun ndërkombëtar të 13 –tin me radhë “Adem Jashari“. Ky manifestim është në patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit.
Gjysëmfinalet zhvillohen nesër në pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë. Gjysmëfinalja e parë zhvillohet prej orës 13:00 ndërsa e dyta do të fillojë në ora 20:00, atëherë kur edhe do të bëhet hapja solemne e këtij aktiviteti.
Finalja e turneut do të zhvillohet të shtunën prej orës 15:00 në palestrën e sporteve “Bill Klinton” në Ferizaj.
Në këtë turne pos nikoqirit Kosovës marrin pjesë edhe Shqipëria, Çekia, Italia, Zvicra, Gjermania, Bullgaria, Kroacia, Sllovenia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Turqia dhe Franca. Si zakonisht, edhe këtë herë më të suksesshmit do të shpërblehen nga organizatori. /Telegrafi/