Site icon Telegrafi

Nesër testohet alarmi në Prishtinë

Komuna e Prishtinës do të vazhdojë me testimin e alarmit në kryeqytet.

Nesër, më 3 prill (e shtunë), në ora 12:00, do të bëhet testimi i radhës i Sistemit të Alarmimit Publik në Prishtinë.

Komuna e Prishtinës njofton se testimi do të realizohet me tingull të njëtrajtshëm sirene në kohë zgjatje dy herë nga 30 sekonda.

Me këtë rast komuna ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët.

Exit mobile version