Telegrafi

Nesër testohet alarmi në kryeqytet

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nesër do të bëhet testimi i radhës i sistemit të alarmimit në kryeqytet.

Në një njoftim për media nga kjo komunë, thuhet se testimi do të bëhet në orën 12:00, ndërsa testimi do të realizohet në heshtje dhe nuk do te prodhohen tinguj të alarmit sikur në muajt e kaluar.

“Kësaj radhe shenja e testimit në heshtje do të jetë tingull i njëtrajtshëm sirene, në kohë zgjatje prej 30 sekondave”, thuhet më tej në njoftim.