Site icon Telegrafi

Nesër tërhiqet shorti për renditjen e partive politike në zgjedhjet e 14 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  (KQZ) nesër do të organizojë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.

Kështu ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, përmes një komunikate për medie.

“Ju njoftoj se nesër (e hënë, 01 shkurt, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021”, ka thënë ai.

Pas tërheqjes së shortit për renditjen e partive politike me datën 2 shkurt pritet zyrtarisht të fillojë fushata zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit./Telegrafi/

Exit mobile version