Site icon Telegrafi

Nesër temperatura të ulëta, rajoni i Pollogut më i rrezikuari

Në pajtim me paralajmërimin nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, nesër për tërë shtetin parashikohen temperatura të ulëta. Temperatura më të ulëta priten në rajonin e Pollogut (Tetovë, Gostivar, Kërçovë dhe Makedonski Brod), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rekomandimet për lirimin nga obligimet në punë të grave shtatzëna dhe personave me sëmundje kronike mbi 60 vjet, vazhdojnë të vlejnë për rajonet e përfshira në fazën e portokalltë (rajoni i Pollogut).

Komisioni për parandalimin nga efektet e dëmshme nga valët e të ftohtit pranë Ministrisë së Shëndetësisë në vazhdimësi e ndjek situatën me temperaturat e ulëta në shtet dhe në varësi nga parashikimi i motit, përderisa ka nevojë, do të sillen rekomandimet të reja, thuhet në kumtesën e këtij Komisioni./Telegrafi/

Exit mobile version