Deputetët e Maqedonisë edhe sot kanë vazhduar me fyerje dhe akuza të ndërsjella në mes vete edhe në vazhdimin e seancës konstituive në Kuvendin e vendit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Seancën e kanë nisur deputetët e LSDM-së me ndërhyrje procedurale ku akuzohet kryesuesi i Kuvendit për thyerje të Rregullores së Kuvendit.
Sheqerinska reagoi për rastin e konsulit të nderit i cili dyshohet për vrasje në Barcelonë.
Deputetja e OBRM-PDUKM-së në Kuvendin e Maqedonisë dhe kryetare e Forumit të gruas të kësaj partie, Daniella Rangellova ka folur nga foltorja e Kuvendit rreth Rregullores së Kuvendit ku ka thënë se nuk frikohet nga PSP-ja por nga Ziadin Sela.
Deputeti më në moshë, Ferid Muhiq, në seancën e sotme, nga foltorja e Kuvendit ka thënë se nëse partitë shqiptare do të punonin kundër Maqedonisë atëherë me ata nuk do të negocionte as OBRM-PDUKM, as edhe LSDM.
Muhiq ka shtuar se nuk ekziston asnjë bazë për hedhjen e Deklaratës së partive shqiptare dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Ai poashtu ka shtuar se asnjë parti nuk ka të drejtë të thirret në emër të popullit.
Përndryshe seanca e radhës konstituive do të vazhdojë nesër në ora 11:00. /Telegrafi/