Telegrafi

Nesër do të vazhdojë gjykimi ndaj vrasësit të Almir Aliut

Nesër pritet të vazhdojë seanca gjyqësore për rastin e Almir Aliut, e ndërprerë për shkak të mungesës së ekspertizës neuropsikiatrike për të akuzuarin Boban Iliç, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiç për Alsat-M tha se në raportin e mjekëve është konstatuar se i akuzuari për vrasje ka qenë në vetëdije gjatë kryerjes së aktit dhe ka pasur njohuri për pasojat që mund t’i ketë pas kryerjes së veprës.

Sedat Aliu babi i të ndjerit Almir Aliut pret nga organet kompetente që të vënë drejtësinë në vend dhe apelon për mos zvarritjen e procesit gjyqësor.

Sedat Aliu babi i të ndjerit Almir Aliut pret nga organet kompetente që të vënë drejtësinë në vend dhe apelon për mos zvarritjen e procesit gjyqësor./Telegrafi/