Telegrafi

“Nesër do të shënoj tre gola” – kujtohet historia ikonike e Cristiano Ronaldos për ndeshjen ndaj Wolfsburg

Si golashënuesi më i mirë i turneut dhe një nga pak lojtarët e përzgjedhur që ka fituar pesë tituj, Cristiano Ronaldo e ka shkruar përgjithmonë emrin e tij në historinë e Ligës së Kampionëve.

Nr.7 ikonë e Real Madridit ka paraqitje të shkëlqyera njëra pas tjetrës, por ka një të veçantë që do të donim të kujtonim – atë kur ai shënoi një het-trik kundër Wolfsburgut tetë vjet më parë, më 12 prill 2016.

Ish-ndihmës trajneri i Zinedine Zidane, David Bettoni, e kujtoi atë ditë dhe fjalët që i tha portugezi.

“Ishte e zakonshme për të që para çdo ndeshje të më thërriste në fund të stërvitjes për të praktikuar goditjet e lira. Ne të dy qëndronim në fushë për një kohë, por ajo ditë ishte ndryshe. Ai më tha se çfarë po ndodhte dhe do të ndodhte”.

“Nesër do të shënoj tre gola”. ‘Vetëm ti mund ta bësh’, i thashë.

“Dhe Cristiano e mbajti premtimin e tij: ai shënoi tre gola në një fitore 3-0. Ne u kualifikuam në gjysmëfinale. Të rikthehesh nga 2-0 në Ligën e Kampionëve nuk është e lehtë, por pas atij momenti të gjithë e dinim se ne vërtet mund t’i fitonte të gjitha”, tregonte Bettoni.

Ndërsa ne nuk mund t’i rikthejmë ato momente, sigurisht që mund t’i rijetojmë ato përmes momenteve kryesore të asaj ndeshje. /Telegrafi/