Një grup qytetarësh nesër në orën 12:00 do të protestojnë para Prokurorisë Publike kundër, siç thonë ata, për persekutimin e Monika Risteskës. Ata thonë se vendimi i gjyqtari për caktimin e masës për paraburgim të aktivistes Risteska është e ngurtë dhe i papranueshëm.
“Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarët me mendje të lirë dhe ata që janë, por edhe ata që nuk janë përdorues të kanabisit, për të ardhur në protestë pra Prokurorisë Publike Themelore në Shkup në orën 12:00. Qëllimi është të shprehim pakënaqësinë tonë dhe të shprehim mbështetjen tonë për Monikën e burgosur padrejtësisht”, shkruan në njoftimin në rrjetet sociale të cilën e publikoi shoqata “Bilka”.
Sllogani i protestës do të jetë “Edhe unë jam Monika, më arrestoni.
Gjyqtari sot aktivistes Monika Ristevskës i caktoi 30 ditë masën e paraburgimit./Telegrafi/