Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, nesër do të paraqitet në Prokurorinë Themelore Publike (PTHP), për të dëshmuar për ngjarjet në Kuvend më 27 prill, që në opinion njihet si e “enjtja e përgjakshme”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Xhaferi është ftuar në cilësinë e të dëmtuarit, për shkak se ishte pjesë e sulmeve në Kuvend, kur protestuesit e dhunshëm u futën në sallën e konferencave dhe sulmuan deputetët dhe gazetarët.
Nga Kuvendi thonë se ai do të paraqitet në Prokurori, pasi siç thonë, është detyrim që duhet ta bëjë çdo qytetarë.
Xhaferi më herët në një intervistë kishte deklaruar se deputetët tjerë e kanë mbrojtur atë në Kuvend, që të mos merr lëndime serioze./Telegrafi/