Të gjithë ju që do të udhëtoni nesër në rrugën Kërçovë-Ohër, atëherë duhet ta rishikoni kohën e udhëtimit pasi që nga ora 14 e deri në ora 16, për shkak të punimeve në këtë rrugë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Lajmi bëhet i ditur nga Lidhja AutoMoto (LAMM), e cila njofton se bllokimi do të bëhet për shkak të procesit të minimit që bëhet në disa raste, për të vazhduar ndërtimin e autostradës së re.
Bllokimi do të jetë në intervale nga 15 deri 20 minuta./Telegrafi/