Bashkia e Shkupit informon qytetarët se faza e dytë e dezinsektimit me aeroplan në rajonin e Shkupit, do të bëhet nesër (26 qershor) në orët e para të mëngjesit.
Nëse kushtet klimatike nuk e lejojnë dezinsektimin, i njëjti do të bëhet në terminin e njëjtë të ditës së ardhshme, kur kushtet klimatike do të jenë të përshtatshme.
Bashkia njofton bletarët që në kohë t’i marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve./Telegrafi/