Grupi i ri prej 25 përfaqësuesve të policisë së Republikës së Sllovakisë nesër do të arrijnë në Maqedoni. Ky është rotacioni i gjashtë i policëve nga Sllovakia të cilët do të angazhohen në Manastr, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Policët sllovak, mbi memorandumin e përbashkët për mirëkuptim midis Ministrive të Punëve të Brendshme të Sllovakisë dhe Maqedonisë, do të zbatojnë aktivitete kontrolluese me kolegët nga Maqedonia në kufirin me Greqinë, me qëllim të mbrojtjes të sigurisë ndërkombëtare dhe ndalimin e kalimeve ilegale kufitare.
Policët do të jenë të përgatitur me motorë për terren, kamera termike dhe pajisje për shikim gjatë natës. Mandati i ppolicisë sllovake do të jetë 30 ditë, me mundësi të zgjatjes./Telegrafi.