Qeveria e Kosovës do të mblidhet urgjentisht nesër në orën 09:00. Bëhet e ditur se në këtë mbledhje urgjente të Qeverisë së Kosovës do të diskutohet për marrjen e një vendimi për ndërprerjen ose jo të bisedimeve me Serbinë.
Një vendim i tillë mund të merret si pasojë e arrestimit të ish kryeministrit, Ramush Haradinaj në Francë, bazuar në një flet arrest të lëshuar nga Serbia në vitin 2004, shkruan Lajmi.net.
Partia e Haradinajt sot i ka bërë thirrje zyrtare Qeverisë që t’i ndërpresë bisedimet me Serbinë deri në tërheqjen e fletarrestëve për politikanët kosovarë.