Site icon Telegrafi

Nesër shkarkohet kryebashkiaku Xhelili pas skandalit seksual

Pas video-skandalit që u transmetua në televizionin “Ora News”, qeveria shqiptare ka marrë vendim që të shkarkojë nga detyra kreun e Bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili.

Sipas njoftimit, shkarkimi i Xhelilit do të bëhet të premten me vendim qarkullues të Këshillit të Ministrave, transmeton tch.

Ndërsa, syri.net shkruan se Rama ia ka komunikuar në telefon vendimin për shkarkim kryebashkiakut Xhelili.

Në videoskandalin e transmetuar të enjten në mbrëmje, Xhelili i kërkon favore seksuale një vajzeje të re për një vend pune.

Pasi i firmos kontratën, Xhelili dhe vajza takohen në Tiranë dhe shkojnë në një hotel në kryeqytet, mirëpo vajza, që kishte regjistruar gjithçka me kamerë, refuzon të kryejë marrëdhënie seksuale duke u larguar nga hoteli në momentet e fundit.

Exit mobile version