Telegrafi

Nesër, shi në Kosovë

Foto: Arkiv

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot me shi, kurse të ejten me vranësira dhe intervale me diell.

Sipas njoftimit të IHMK-së, të mërkurën parashihet të bie shi në pjesën e parë të ditës, ndërsa dita e enjte do të karakterizohet me mot me vranësira kalimtare dhe me diell.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.

Era do të vazhdoj të fryjë edhe gjatë ditës së mërkurë, kryesisht nëpër territore të kufizuara duke arritur shpejtësinë deri 14m/s./Telegrafi/