Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se në mbledhje është diskutuar për raportimin e ministrit Dardan Gashi para deputetëve, për gjuajtjet me armë në shtëpinë e Fatmir Limajt javë më parë.
Kurse, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka njoftuar se nesër do të mbahet një seancë të jashtëzakonshme, që ka të bëjë me miratimin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2018.
Seanca do të fillojë në ora 14:00.