Telegrafi

Nesër seancë e jashtëzakonshme e Drejtorisë së Rektoratit, studentët në tubim në UKM

Studentët kanë paralajmëruar tubim para Rektoratit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi“ për nesër në mëngjes për kur është lajmëruar edhe seanca e jashtëzakonshme e Drejtorisë së rektoratit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Seanca e jashtëzakonshme vjen pas thirrjeve nga ana e studentëve se Universiteti duhet ti dënojë zgjedhjet e parregullta për kryetar studentor.

Në njoftimin e dërguar nga rektori në largim Velimir Stojkovski theksohet se për të hënën në ora 8 është  caktuar seancë e jashtëzakonshme, ndërsa nga Parlamenti studentor kërkon sqarim urgjent të detajuar për të gjithë rrethanat dhe ndodhitë lidhur me zgjedhjet studentore.

Më tej në njoftimin e rektorit theksohet se Senati i Universitetit në seancën konstituive më 27 qershor ka formuar komision për ndryshimin e Statutit të UKM në pjesën që ka të bëjë me organizimin studentor.

Studentët thonë se presin që të gjithë profesorët, anëtarë të Senatit të Universitetit, njëzëri ti dënojnë zgjedhjet dhe të kërkojnë përgjegjësi nga Parlamenti Studentor./Telegrafi/