Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që nesër në ora 10.00 të mbahet seanca për debatin mbi Raportin e Progresit.
Kjo është bërë e ditur nga Albulena Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku është vendosur të mbahen edhe tri interpelanca të kryeministrit Ramush Haradinaj më 26 prill.
Ndërsa një seancë tjetër do të mbahet edhe më datën 3 maj.