Nesër në Gjykatën Penale duhet të mbahen seanca gjyqësore për lëndët e Prokurorisë Speciale “Tanku”, “Tenderët” dhe “Total”.
Në lëndën “Tanku” duhet të thuhen fjalët përfundimtare për të akuzuarit Nikolla Gruevski dhe ish-ndihmës ministrin në MPB, Gjoko Popovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këtë rast e akuzuar është edhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, por ajo për shkak të shtatzënisë së rrezikuar gjykohet me procedurë të veçantë.
Seancë gjyqësore duhet të mbahet edhe për lëndën “Tenderët” ku e akuzuar është ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska, për tenderët për përfundimin e punëve ndërtimore në Muzeun e Luftës Maqedonase, i cili ka qenë pjesë e projektit “Shkupi 2014”.
Në këtë lëndë të akuzuar janë edhe dy anëtarë të Komisionit për Shpallje Publike. Ndërsa një pjesë e punimeve në Muze janë kryer në shërbim të personit zyrtar të firmës “Beton” nga Shtipi.
Ndërsa në lëndën “Total” në bankën e të akuzuarit nesër duhet të ulet gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas, i cili nga PSP-ja dyshohet se ka dorëzuar informacione të rrejshme me qëllim që të fsheh tatimin.
Tre seancat paraprake nuk janë mbajtur, për shkak të mungesës së Llatasit me arsyetimin se ka pasur probleme shëndetësore./Telegrafi/