Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun njofton se nesër, më 16 nëntor, do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e cila dështoi të mbahej të martën si pasojë e moskoordinimit midis grupeve parlamentare.
Seanca, që është paralajmëruar të nisë nga ora dhjetë, nesër, do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës:
Debat parlamentar sipas kërkesës së 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës.