Telegrafi

Nesër rifillon procesi mësimor në Komunën e Klinës

Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Klinës, ka njofton të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe qytetarët se nesër, më datë 23 janar, rifillon procesi edukativo-mësimor në të gjitha shkollat e komunës së Klinës dhe në çerdhen e qytetit.

Sipas njoftimit, procesi mësimor do të vazhdojë me orar të rregullt, ndërsa për datën e zëvendësimit të procesit mësimor për ditën e premte do të njoftoheni nga drejtoritë e shkollave përkatëse.

Nga vërshimet e javës së fundit më të prekura janë komunat: Skenderaj, Mitrovicë e Jugut, Istog dhe Klinë./Telegrafi/