Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nesër nga ora 19:00 do të organizohet regjim i posaçëm i komunikacionit në pjesën qendrore të Shkupit, për shkak të marshit protestues nga sheshi “OBRM” deri para objektit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
“Nga ora 19:00 është caktuar protestë në Shkup organizuar nga një parti politike me relacionin e lëvizjes nga sheshi ‘OBRM’, djathtas në rrugë ‘Dame Gruev’ dhe ‘Vasil Gllavinov’, për të shkuar drejt në sheshe ‘OBRM’ dhe ‘Ilinden’ për të përfunduar në objektin e Qeverisë. Nga këto arsye do të ndërmerren masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në pjesën qendrore të Shkupit para dhe gjatë mbajtjes së protestës”, kumtojnë nga MPB, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në kumtesë gjithashtu ju bëhet apel qytetarëve t’i respektojnë urdhrat që i japin zyrtarët policorë./Telegrafi/