SPB Shkup nesër prej orës 15:00 do të zbatojë regjim të posaçëm në komunikacion për makina dhe këmbësor në pjesët e kryeqytetit që janë afër stadiumit, për shkak të ndeshjes së futbollit mes Maqedonisë dhe Spanjës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Do të kufizohet lëvizja e makinave në disa rrugë që çojnë në stadiumin e futbollit”, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.
Kufizimet nuk do të vlejnë vetëm për makinat që kanë akreditim për lëvizje në pjesët e qytetit afër stadiumit dhe për hyrje në stadium, ndërsa për këmbësorët nuk do të vlejë vetëm për ata që kanë bileta për të parë ndeshjen./Telegrafi/