Site icon Telegrafi

Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup për shkak të protestës për rastin “Monstra”

Për shkak të protestës për rastin “Monstra”, nesër në rrugët e Shkupit do të zhvillohet regjim i veçantë i komunikacionit.

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, më 23.02.2021, duke filluar nga ora 13:00 të bllokuara për qarkullim do të jenë rrugët si: rruga “Hristijan Todorovski Karposh”, bulevardi “Goce Dellçev”, rruga “11 tetori”, rruga “Vasill Gllavinov”, bulevardi “OBRM” dhe bulevardi “Ilinden”.

Sektori për Punë të Brendshme ju bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë udhëzimet që i japin zyrtarët policorë./Telegrafi/

 

Exit mobile version