Site icon Telegrafi

Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në hapësirat para Qeverisë së Maqedonisë

Ministria e Punëve të Brendshme nesër nga ora 13:00 do të vendos regjim të posaçëm të komunikacionit para Qeverisë së Republikë së Maqedonisë për shkak të protestës që është lajmëruar.

“Nga këto arsye komunikacioni do të ri-drejtohet te bulevardi ‘Ilinden’ në lëvizje deri te udhëkryqi mes bulevardit ‘Goce Dellçev’ dhe bulevardit ‘OBRM’ deri te udhëkryqi i bulevardit ‘Ilinden’ dhe bulevardi ‘Shën Klimenti i Ohrit'”, thuhet në kumtesën e MPB, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga atje apelojnë deri te qytetarët t’i respektojnë urdhrat që i japin zyrtarët policor./Telegrafi/

Exit mobile version