Komisioni Evropian (KE) do t’i publikojë raportet më të reja të përparimit për vendet kandidate për anëtarë të Bashkimit Evropian (BE), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç mësohet, Maqedoninë e pret një udhëzim i ri, i teti me radhë, për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.
Korrespondenti i agjencisë së lajmeve AIM që ndodhet në Bruksel, edhe kësaj radhe, udhëzimi do të jetë i kushtëzuar me zgjedhje korrekte dhe demokratike dhe të njohura si të besueshme nga ana e bashkësisë ndërkombëtare./Telegrafi/