Site icon Telegrafi

Nesër publikohet raporti i KE-së, Maqedonia e Veriut pret datë për nisjen e bisedimeve me BE-në

Komisioni Evropian nesër do të thotë se ku kemi ngelur duke publikuar raportin për përparimin e vendit. Pritet raport i pastër pa vërejtje, ndërsa argumenti kryesor mbetet Marrëveshja e Prespës.

Nesër euro komisari Hahn në mbledhjen e jashtëzakonshme para Këshillit të Jashtëm Politik të Kuvendit Evropian do ta paraqesë edhe paqetën për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Në ndërkohë euroambasadori Zhbogar porositi se vendi është rrugën e duhur kur bëhet fjalë për aspiratat e saja euro-integruese, por megjithatë mbetet që venet anëtare të vendosin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tashmë është e qartë se s’ka kufi për marrjen e datës, ndërsa Qeveria e Maqedonisë disa kohë lobon për hyrje në BE.

“Presim vendim politik për hapjen e bisedimeve deri në fund të këtij viti. Kjo s’do të thotë se presim të bëhemi anëtar nesër. Kjo s’do të thotë se presim dhe jemi të gatshëm të jemi anëtar që sot. Por jo do të thotë hapje në fazën e ardhshme; fillim të një etape të re të rrugës tonë evropiane që nënkupton se do të jetë e gjatë dhe që kërkon shumë punë”, ka thënë Dimitrov.

Vendimi për marrjen e një datë pritet të miratohet nga Këshilli i Ministrave të BE-së në qershor, ose ndoshta në korrik, në fillim të presidencës finlandeze në BE, pasi disa vende gjithashtu kanë nevojë për miratimin e kuvendet kombëtare./Telegrafi

Exit mobile version