Blunt dhe Real 1 nesër do të publikojnë projektin e tyre më të ri.
“Rrugës” titullohet projekti që kohë më parë ishte paralajmëruar nga dyshja e që tashmë dihet data e saktë e publikimit.
Kënga është punuar nga “Bigbossbeatz” ndërsa për videoklipin është përkujdesur produksioni “EnterMedia”.
Kujtojmë se kënga e fundit nga Blunt & Real është “Rambo” e publikuar katër muaj më parë. /Telegrafi/