Telegrafi

Nesër publikohet “Pa ty” nga Gold Ag dhe Kaltrina Selimi (Foto)

Bashkëpunimi i shumëpritur mes Gold Ag dhe Kaltrina Selimit publikohet nesër (e mërkurë).

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Gold Ag përmes një postimi në Instagram.

Lexo po ashtu Pamje nga klipi i Gold AG me Kaltrinën (Foto)

Muzika është realizuar nga Genc Prelvukaj, teksti nga Gold Ag e ndërsa videoklipi i është besuar produksionit nga Gjilani, Urban Graphics.

Titulli i këngë do të jetë “Pa Ty”, gjersa dukjen në klip Kaltrina ia ka besuar stilistes së saj të përhershme, Dona Matoshit. /Telegrafi/