Telegrafi

Nesër publikohet kënga e re “Nëntor” nga Arilena Ara (Foto)

Artistja Arilena Ara ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor para publikut, megjithatë fansat e saj duhet të bëjnë vetem edhe pak durim.

Kjo pasi Arilena ka paralajmëruar përmes rrjeteve sociale se shumë shpejt do të publikojë projektin e saj më të ri, i cili mban titullin “Nëntor”.

Kënga është e zhanrit baladë, gjersa vet këngëtarja është shprehur duke thënë se ky projekt është shumë me rëndësi për të.

Ajo ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një foto, me anë të së cilës u ka treguar fansave se si do të shfaqet në videoklipin e ri.

Kënga publikohet nesër (e dielë) në ora 19:00. /Telegrafi/