Nesër do të publikohen rezultatet e testit të arritshmërisë, të cilit i janë nënshtruar 32 mijë nxënës në tërë Kosovën, me 21 maj.
Në një njoftim për media nga Ministria e Arsimit, bëhet e ditur se Divizioni për Vlerësim Standarde dhe Monitorim organizon konferencë për media me rastin e publikimit të rezultateve të testit të arritshmërisë.
Konferenca do të mbahet nesër, 30 maj 2016, në ora 11:00, në MAShT.