Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, pas sulmit ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, fton të gjithë kolegët gazetarë, anëtarët e shoqërisë civile, përfaqësuesit e institucioneve si dhe qytetarët në aksionin protestues në mbrotje të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve.
Aksioni protestues mbahet nesër në sheshin “Skendërbeu” në Prishtinë, afër objektit kryesor të Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12.00.
Protesta mbahet me slloganin #Nukpushojmë, protestojmë.
Foto: Ilustrim