Telegrafi

Nesër protestohet para Kuvendit, kërkohet ratifikimi i Demarkacionit

Pas dështimit  të Kuvendit për ta ratifikuar marrëveshjen për demarkacionin në seancën e sotme, nesër para nisjes së vazhdimit të seancës do të ketë një protestë para Kuvendit, ku do të kërkohet nga deputetët që marrëveshja të ratifikohet.

Këtë protestë e ka thirrur  Fondacioni i Kosovës për Inovacion.

“Në emër të Fondacionit të Kosovës për Inovacione – iFOK, ftoj OJQ-të e Kosovës për bashkëpunim në organizimin e protestës gjithpopullore para Kuvendit të Kosovës lidhur me përkrahjen e votimit të Demarkacionit në Kuvend – për t’i hapur rrugë lëvizjes së lirë të qytetarëve tanë në vendet e BE-së”, thuhet në njoftimin e këtij Fondacioni.

Seanca për shqyrtimin dhe hedhjen në votim të projektligjit të Demarkacionit ishte paraparë të mbahej sot në orën 11:00, por në mungesë të marrëveshjes për t’i siguruar votat, koalicioni qeverisës, në pajtim me LDK-në.

Ndërsa, kjo seancë është shtyrë për ditën e nesërme me fillim nga ora 10:00./Telegrafi/