Site icon Telegrafi

Nesër protestohet në Prizren – për ujë të pijes

Organizata jo-qeveritare “Ec Ma Ndryshe” ka bërë të ditur se nesër do të organizohet protestë në Prizren, pasi që banorët e lagjes “Bazhadarhane” kanë shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me furnizimin jo të rregullt me ujë të pijes.

Në një komunikatë për media, thuhet se përkundër kërkesave të adresuara në organet kompetente dhe takimeve të zhvilluara me përgjegjësit, ky problem ende nuk është zgjidhur.

“Banorët kanë vendosur të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për protestë, për të shprehur pakënaqësinë në mënyrë publike, lidhur me furnizimin jo të rregullt me ujë të pijes, tash e disa vite”, thuhet në komunikatë.

Bëhet e ditur se protesta e banorëve do të mbahet nesër, nga ora 08:30, para ndërtesës së Komunës së Prizrenit.

Exit mobile version