Komuna e Drenasit njofton të gjithë qytetarët se nesër duke filluar nga ora 12:00 deri 13:30, një pjesë e rrugëve të qytetit do të jenë të bllokuara për automjete për shkak të protestës së paralajmëruar ndaj rastit të dhunimit të një të miture.
Rruga “Ajet Rrukiqi” nga shkolla e mesme e Gjimnazit “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” dhe rruga “Ilaz Kodra” nga rrethi deri te objekti i Komunës, do të jetë e bllokuar për automjete, thuhet në njoftim.
Komuna e Drenasit sugjeron qytetarët që gjatë kësaj kohe të bllokimit të rrugëve të përdorin alternativa të tjera të rrugëve.
Ndryshe, shoqëria civile ka paralajmëruar për nesër nga ora 12.00 një protestë lidhur me rastin e fundit të dyshimit për abuzim seksual të një të miture. /KP/