Site icon Telegrafi

Nesër protestë për lirimin e Haradinajt

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Francë që i pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, të qëndrojë në paraburgim, kanë reaguar strukturat e kësaj partie.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se Dega e AAK-në Pejë ka paralajmëruar se nesër nga ora 13:00, në Prishtinë do të mbahet një protestë gjithëpopullore, në të cilën do të kërkohet të lirohet ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ndryshe, Haradinaj do të mbetet në paraburgim, derisa Serbia të bëjë kërkesë zyrtare për ekstradim, ka bërë të ditur sot Gjykatë e Apelit në Francë./Telegrafi/

Exit mobile version