Site icon Telegrafi

Nesër protestë e madhe në burgjet e Maqedonisë

Në të gjitha burgjet e Maqedonisë, më 5 maj do të protestohet në shenjë revolte për shkak se presidenti Gjorge Ivanov nuk ka vendosur në lidhje me kërkesën e mijëra të burgosurve të jenë të falur, ashtu siç bëri me politikanët. Protesta e të burgosurve do të pasohet nga të afërmit e tyre dhe OJQ-të ku do të protestojnë jashtë burgjeve, transmeton Telegrafi Maqedoni nga Alsat M.

Sipas avokatit Zvonko Davidoviq, të burgosurit janë të revoltuar për shkak të standardeve të dyfishta, sepse presidenti nuk ka pranuar të bëjë falje kolektive për të burgosurit dhe nuk ka shqyrtiar kërkesën e mijëra të burgosurve, kurse në masë të madhe u falën politikanët. /Telegrafi/

Exit mobile version