Telegrafi

Nesër protesta në Karposh, qytetarët të pakënaqur me hapësirat e gjelbërta

Nesër (e enjte, 21 shtator) do të mbahet protestë në Karposh të Shkupit me moton “Stop ndërtesave, duam park për Karposhin”. Protesta do të mbahet si vazhdim i marshit për ajër të pastër që u mbajt ditë më parë.

“Me këtë protestë duam të shprehim pakënaqësi dhe kundërshtim për ndërtimet e pakontrolluara dhe shkatërrimin e gjelbërimit. Ne qytetarët e Komunës së Karposhit, kërkojmë dokumentacione dhe hetime në planin e detajuar urbanistik”, thuhet në thirrjen për protestë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Si arsye ata përmendin atë që plani urbanistik është sjellur në mënyrë jotransparente dhe me lëshime të mëdha në procedura./Telegrafi/