Site icon Telegrafi

Nesër pritet të mbahet seanca për rastin “Tutunska Banka”

Nesër duhet të fillojë procesi gjyqësor për vjedhjen më të madhe të parave në historinë e Maqedonisë, kur nga arka e NLB “Tutunska Banka” u vodhën 400.000 franga zvicerane dhe 645.000 euro.

Seanca paraprake u anulua me kërkesë të mbrojtjes, që ishte anulimi i dytë pas seancës së parë që u mbajt më 31 gusht. Anulimi i parë ndodhi për shkak se burgu i Shutkës nuk i përcolli tre të akuzuarit në gjykatë.

Prokuroria themelore publike pas kryerjes së hulumtimit në muajin qershor ngriti aktakuza kundër tetë personave. Sipas akuzës, nga data 31 mars deri më 8 prill të këtij viti, katër të pandehurit e parë, në disa raste me paramendim dhe me më shumë veprime të ndërlidhura kohore, duke shfrytëzuar pozitën e punës kanë i vjedhur paratë nga banka. I akuzuari kryesor është Boban Smilevski, i punësuar në arkën e bankës./Telegrafi/

Exit mobile version